zoom

Aktualitet

Plagosja e “Nojës” në Shkodër, kamerat tradhtojnë autorin me dy emra. Zbulohet motivi, video…

Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Ndue Prekës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit, në lagjen “Mark Lula”.

Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit, i famshëm për videot e tij virale në rrjetet sociale dhe i niohur ndryshe me pseudonimin “Noja”, kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar, i cili vijon në jetë në kërkim policor. I akuzuari është Klodian Guraleci, i cili mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi.

Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal, të bashkisë Vau Dejës, ndërsa policia ka arritur që ta identifikohë pas kçyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative. Dyshohet se mes këtyre dy shtetasve ka patur një konflikt të mëparshëm, që ka sjellë edhe denigrimin e situatës në plagosje.

Menjëherë pas plagosjes së 30 vjeçarit Ndue Preka, rreth orës 22:30 të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci.

Uniformat blu vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarit ndërsa janë ngritur grupe të shumta kontrolli. Ndue Preka ndodhej në këmbë në lagjen “Mark Lula” kur papritur dyshohet se autori i dyshuar Guraleci është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij disa me armë zjarri pistoletë. Një prej plumbave e ka ka kapur në këmbë 30 vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush.

I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa u mor në pyetje. Në dëshminë e tij, Ndue Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri, duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.

“Nuk e di se kush më qëlloi. Nuk arrita që ta identifikoj sepse ishte errësirë dhe u largua me shpejtësi pasi më plagosi. Unë nuk kam ndonjë konflikt me persona të tjerë ndaj edhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë personi që më plagosi. Nuk kam pasur probleme apo kërcënime të mëparshme ndaj edhe nuk e kam idenë përse më qëlluan”, mësohet të ketë thënë 30 vjeçari Ndue Preka pas plagosjes.

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar Klodian Guraleci si dhe për ta zbardhur të plotë plagosjen e 30 vjeçarit Ndue Preka, i cili është një person i njohur tashmë në rrjete sociale pasi disa kohë më parë, një video emri i tij, përmendet nga dy vajza që konfliktohen, ku njëra akuzon tjetrën për një marrëdhënie intime me 30-vjeçarin, një video e cila u bë menjëherë virale në internet, duke marrë edhe klikime të shumta. /ZOOM.AL/