zoom

Bota

Mijëra protestues kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision: Ju mbështesni gjenocidin

Organizimi i Eurovizionit të këtij viti është lënë në hije nga reagimet e një pjese të madhe të botës, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në mes të luftës në Rripin e Gazës.

Mijëra protestues dolën në rrugët e Malmos, ku po mbahet konkursi, me flamuj palestinezë. Ndër sloganet që ata bërtisnin ishin: ” Ju mbështesni gjenocidin”, “Eurovizion, nuk mund të fshiheni, ju mbështesni gjenocidin” dhe “Liri në Palestinë”.

Në të njëjtën kohë, ata po bëjnë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Eurovision.

Në mes të protestave për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan ka falënderuar mbështetësit.

“Unë qëndroj në këtë skenë me kaq shumë krenari. Krenare për këngën tonë dhe punën e palodhur që kemi bërë për të. Krenare për vendin tim dhe njerëzit e tij. Ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj nga kilometra larg se asgjë dhe askush nuk mund të më përkulë. Sonte ndaj zërin tonë dhe do të jap performancën më të mirë që mundem. Unë ju dua”.

Në të njëjtën kohë që organizatorët e Eurovizionit po përpiqen të bindin publikun se kjo nuk është një garë e lidhur me politikën, ka pasur shumë reagime për pjesëmarrjen e Izraelit.

Edhe pse publiku reagoi, për shkak të sulmeve ndaj Palestinës dhe bëri thirrje për përjashtimin e vendit, siç u bë me Rusinë, festivali e lejoi Izraelin të konkurronte.