zoom

Politikë

(VIDEO) 20 kg kokainë! Pamje nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës

Janë publikuar pamjet e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku nga policia italiane, i cili u kap me 20 kg kokainë, së bashku me nipin e tij.

Të arrestuarit dolën zbuluar nga pronari i fidanishtes ku blinin bimë të vogla, pasi ky i fundit kishte vënë re se ata merrnin vazo të mëdha për t’i mbjellur.

Në rast se droga do të shitej në treg, ajo do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove. Droga u gjet e fshehur në disa vazo me lule.

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Fillimisht e gjitha kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga Prokuroria e Tiranës, përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke, se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar, pasi kishte ikur në Shqipëri.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i dërguan Prokurorisë së Përgjithshme u vërtetua që gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut ishin të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e kishte kur kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën logon e PS-së./ Zoom.al