zoom

Aktualitet

U dëmtua në kokë pasi iu rrëzua motori i të atit sipër, 2-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 2-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi e zuri poshtë motori i të atit.

Mësohet se djali ishte duke luajtur kur i ka rënë sipër motori i babait, që ishte i parkuar.

Ai është dërguar në urgjencën e spitalit Korçë nga nëna e tij dhe mësohet se ka marrë dëmtime në trup e kokë.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.