zoom

Kosova

Zhduken mistershëm dy vajza të mitura në Kosovë, nënat denoncojnë: Dolën nga shkolla dhe…

Dy nëna kanë njoftuar në Policinë e Kosovës, duke denoncuar se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur pa gjurmë nga banesa dhe kanë dyshime se mund të jenë mashtruar.

Nga të dhënat e para rezulton se vajzat ishin larguar nga shkolla dhe se nuk ishin kthyer në shtëpi. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 09:30, në Prizren dhe vajzat janë 15 dhe 16 vjeçe.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe kanë nisur kërkimet.

“Dy ankuese femra kosovare kanë njoftuar se viktimat kosovare ishin larguar nga shkolla dhe se nuk ishin kthyer në shtëpi. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport. /ZOOM.AL/