zoom

Politikë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Itali.

ReportTv raporton se Kajmaku është ndaluar gjatë një operacioni antidrogë që është zhvilluar më 27 maj 2022, ku është kapur me 20 kg kokaine në zonën e San Benedeto del Tronto. Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë Shqiptare.

I shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019, Agim Kajmaku do të shkarkohej nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit.

Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës./Zoom.al