zoom

Politikë

(VIDEO) Si e mbronte Edi Rama trafikantin Agim Kajmaku

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë, zhvilluar më 27 maj 2022, ku së bashku me nipin e tij, u kapën me 20 kg kokainë, në zonën e San Benedeto del Tronto-s.

I shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019, ku do të shkarkohej nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, emri problematik i Agim Kajmakut do tentohej jo pak herë të pastrohej në sytë e publikut nga kryeministri Edi Rama, dora vetë.

“Si është e mundur që një burrë që s’ka paguar një gjobë në jetën e tij, dhe për të nuk verifikohet asgjë, ju e fusni dhe e bëni tre?! Si është e mundur? Dhe dalin pozojnë atje. Krimi-krimi-droga-droga… Kajmaku-kosi-gjiza-gjalpi. Ça janë këta more, ça janë këta?! Ku ndodh kjo?!”- do të deklatonte kryeministri, një muaj para shkarkimit nga KQZ-ja të Kajmakut.

“Agim Kajmaku është si unë”, u shpreh ai saktësisht gjatë fushatës zgjedhore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ishte Partia Demokratike, ajo që zbuloi se Kajmaku kishte falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit. PD bëri të ditur në atë kohë se ai kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim.

Pas një sërë akuzash dhe kundërakuzash mes mazhorancës dhe opozitës, drejtësia shqiptare nisi hetimet për Kajmakun. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe policia e shpalli në kërkim.

Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë, më 7 korrik 2020. Por, një ditë pas arrestimit, Apeli shpëtoi nga burgu Kajmakun. Ishte prokurorja e çështjes, Arta Marku që argumentoi se Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore./ Zoom.al