zoom

Lajme

Zendaya dhe Tom Holland do të martohen

Ata janë një nga çiftet më të famshëm dhe më të kërkuar të Hollivudit, ndaj fansat e tyre po presin me padurim lajmet e martesës.

Në fakt, vetë Zendaya ka folur për mundësinë e të pasurit fëmijë dhe martesës me Tom Holland në intervistat e saj të fundit.

“Është folur për martesë dhe ky është një realitet”, tha një burim për revistën People.

“Ata nuk janë lloji i yjeve që nxjerrin detaje nga jeta e tyre në mediat sociale. Të dy janë private”, tha burimi, i cili shton se vëmendja ndaj tyre ndërsa janë në sy të publikut “asnjëherë nuk ka qenë e lehtë apo e rehatshme për secilin prej tyre.”

Gjithashtu, vitin e kaluar në dhjetor, Zendaya mohoi lajmet e martesës, pasi publikoi një foto me unazë në Instagram.