zoom

Të gjitha

Dy derra të egër më sulmuan në park/ Këngëtares së njohur i ndodh e papritura

Këngëtarja e famshme, Shakira ka rrëfyer së fundmi se është sulmuar nga dy derra të egër në Barcelonë. Ylli i muzikës pop ka treguar se ky incident ka ndodhur teksa ajo po ecte në një park me të birin.
“Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park ma kanë bërë çantën. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular. Kanë shkatërruar gjithçka.”, tha mes të tjerash këngëtarja.

Vitet e fundit, derrat gjithnjë e më agresivë kanë pushtuar kryeqytetin katalanas.
Në vitin 2016, policia mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.
Kujtojmë se më herët, Shakira është përfshirë në telashe për shkak të mospagimit të taksave. Thuhet se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro.
Sipas prokurorëve këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.