zoom

Të gjitha

“Shakira në shtëpi publike”, banderolat fyese të tifozëve të PSG-së

Hashtagu #RespectShakira (Respektoni Shakira-n) filloi të ishte trending në Twitter pasi u përhapën në internet fotot e banderolave drejtuar këngëtares 44-vjeçare.

Sipas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, një nga banderolat shkruante “Shakira a La Jonquera”. La Jonquera, një komunë e ndodhur në kufirin e Francës dhe Spanjës, sipas një artikulli të New York Times, njihet se ka “një nga bordellot më të mëdha në Evropë”.

Njerëzit revoltohen për banderolat fyese për Shakira-n

The Sun raporton se banderola u mbajt nga një grup tifozësh të Paris Saint-Germain. Ekipi është planifikuar të përballet me skuadrën e Barcelonës në UEFA Championship League të mërkurën, 10 mars. Siç shumë e dinë tifozët, partneri i Shakira-s, Gerard Piqué, luan për Barcelonën (ndonëse nuk do të luajë në ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju).

Kjo nuk ishte hera e parë që Shakira është në shënjestër. Në vitin 2012, u përhapën foto të tifozëve që kalonin rreth një kukulle të zhveshur me emrin “Shakira” të shkruar në pjesën e pasme pasi Real Madrid fitoi kampionatin spanjoll.

Njerëzit revoltohen për banderolat fyese për Shakira-n

Përpos kësaj, në vitin 2016, rivalët lokalë të Barcelonës, tifozët e Espanyol, mbajtën në stadium një banderolë ku shkruhet “Sharika es de todos” (Shakira është e të gjithëve).

Njerëzit revoltohen për banderolat fyese për Shakira-n

Pasi u publikuan imazhet fyese, njerëzit në rrjete sociale nisën hashtagun #RespectShakira. “Është viti 2021 dhe ka ende komente të neveritshme seksiste të shkruara nëpër banderola, brohoritje seksiste drejtuar saj etj.” shkruan dikush në Twitter. “Ajo nuk e meriton këtë sjellje. Ne nuk mund ta pranojmë këtë degradim,” shton një tjetër.

“Gjithmonë e më tepër po shohim raste të grave punëtore që fyhen dhe turpërohen, qoftë në industrinë e muzikës ose, në këtë rast, në botën e futbollit. Është koha që ne të ngremë zërin dhe të denoncojmë mizogjini të tilla.”