zoom

Të gjitha

Dua Lipa mahnit me fotot brenda një jahti

Dua Lipa mahnit me fotot brenda një jahti

Artistja me fame botërore Dua Lipa, është shfaqur me një kordon ari dhe me një veshje më ndryshe teksa është parë duke u relaksuar në mes të turneut të saj “Future Nostalgia” ku koncerti i saj i radhës është në Zelandën e Re.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pati një shfaqje tepër të suksesshme në Mebourne të Australisë të dielën në mbrëmje, teksa biletat për këtë shfaqje u shitën shumë shpejt.

E teksa turneu botëror i Duas po vazhdon, ajo është shfaqur në Auckland të Zelandës së re ku pritet që të mbajë koncertin e radhës nga turneu i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 27-vjeçare ka vizituar ishullin Waiheke dhe ka shpërndarë disa fotografi në Instagram nga ky udhëtim teksa ka marrë disa ditë pushime para koncertit të radhës.