zoom

Politikë

Del dokumenti/ Si Stela Gugallja e Inceneratorëve i dhuroi gruas së Blushit një Range Rover

Del dokumenti/ Si Stela Gugallja e Inceneratorëve i dhuroi gruas së Blushit një Range Rover

Nga dita në ditë, skandali i inceneratorëve merr përmasa gjigante, duke përlyer emra të shumtë.

Në aferën 430 milionë euro rezultojnë të përfshirë gazetari Ben Blushi dhe e shoqja, Eva.

Ishte selia blu ajo që denoncoi sot rastin dhe publikoi dokumentin, që vërteton dhurimin në fjalë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi tregoi se si Eva Blushi ka marrë një makinë luksoze Range Rover nga Stela Gugallja, e shpallur në kërkim për megaskandalin e inceneratorëve.

“Në këtë shumë stratosferike ka pasur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare. Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuar si zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike. Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stela Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish-kryetarit të Libra, ish-deputetit socialist, dhe ish-drejtorit të Top Media, Ben Blushi. Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve,” tha Malltezi.

Po kështu, ai paralajmëroi se PD do denoncojë të tjerë dokumente dhe skandale të Blushit në këtë vazhdë.

Më herët, përmes artikullit “Si ia mbyllën gojën medias inceneratorët! (Lista e të paguarve)”, Zoom.al rreshtoi Ben Blushin në mesin e personave publikë të implikuar./ Zoom.al