Aplikacion
Ish-deputetja e PS-së, Ledi Shamku, njeherazi gruaja e zvministrit të Ramës, Artan Shkreli ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, arrestimet e sotme të protestuesve.
Në reagimin e saj, Shamku shprehet se mes personave të arrestuar ndodhen antropologia gjuhësore Carrie Ann Morgan dhe artistja e ilustratorja Elsa Paja.
“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës. Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, uarrestua sot”, shkruan Shamku.
Më tej, ajo shton se slogani që, sipas saj, përfaqëson më mirë protestën është: “Po ti, nga cila anë e gardhit je?”.
Në fund të postimit, Shamku bën të ditur se do të jetëpranë Komisariatit nr. 3, ku, sipas saj, po mbahen të arrestuara Carrie Ann Morgan dhe Elsa Paja.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin e përmendur në postimin e Shamkut./ Zoom.al
Ish-deputetja dhe gruaja e zvministrit të Ramës denoncon arrestimet e protestueseve