Aplikacion
Justin dhe Hailey Bieber janë duke shijuar pushimet e tyre në Meksikë. Çifti u shfaqën më të dashuruar se kurrë ndërsa nuk muguan përqafimet dhe përkëdhljet me njëri-tjetrin në bordin e një jahti luksoz .

25 vjeçarja u shfaq me bikini me lule, ndërsa këngëtari shfaqi tatuazhet e tij me një palë pantallona ngjyrë vjollce. Hailey dukej mahnitëse si zakonisht, ndërsa falë rrobave të saj të banjos u ekspozua plotësisht fiziku i saj i palestruar. Çiftit iu bashkua edhe qeni i tyre Yorkie, ndërsa ajo dhe Justin u ulën në kuvertën e jahtit për të shijuar rrezet e diellit.

Dyshja aktualisht po e shfrytëzojnë maksimalisht kohën e tyre në Meksikë, ku Justin ka planifikuar dy shfaqje. Ata u martuan për herë të parë në vitin 2018 ndërsa ceremonia luksoze e dasmës me miqtë dhe familjen të pranishëm erdhi një vit më vonë./L.K
/Zoom.al