Aplikacion
Ferrarit nuk i intereson nëse keni para të mjaftueshme për të blerë një ose disa nga makinat e tyre. Prodhuesi italian i makinave ka një listë të zezë në të cilën përfshihen të famshmit që nuk mund t’i blejnë makinat e tyre dhe në këtë bëjnë pjesë edhe Kardashians.
Yjet si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë si familja Kardashian nuk mund të blejnë Ferrari. Sipas Ferrarit, nuk ka asnjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre.
Each line and shape of the #FerrariSP48Unica is truly striking. #FerrariOneOff #Maranello #Ferrari pic.twitter.com/xZMdaAcBdE
— Ferrari (@Ferrari) May 12, 2022
Megjithatë, prodhuesi i makinave rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e tij më ekskluzive. Ferrari urren kur një klient kërkon makinë dhe më pas dëshiron të ndryshojë atë. Justin Bieber tregoi se nuk donte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit: që pronarët të modifikojnë sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=B7VCNn8s4HM
Artisti jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand. Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vuri veton për çdo blerje të ardhshme për Justin Bieber./L.K
/Zoom.al