Aplikacion
Javën e kaluar, supermodelja e njohur Hailey Bieber, u shtrua në spital për shkak të një mpiksje gjaku në tru.
Mjekët ishin të shqetësuar se simptomat e saj mund të kishin lidhje me COVID-19, pasi bashkëshorti i saj Justin Bieber kohët e fundit pati një periudhë infektimi me virusin.
Ndërkohë, edhe Justin Bieber ka reaguar për herë të parë pas shërimit të Hailey-t.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari i “Peaches” gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver .
Ai shtoi se e gjitha kjo ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy ata ja kanë dalë. “Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi tutje ylli i muzikës./L.K
/Zoom.al