Aplikacion
Shia LaBeouf dhe Mia Goth janë prindër! Çifti u pa duke ecur në Pasadena, Kaliforni dhe duke shtyrë një karrocë fëmijësh teksa po shijonin ditën me diell. Është e paqartë se kur lindi Goth-i dhe nëse ata mirëpritën një djalë apo vajzë.

Lajmi për shtatzëninë e Mia Goth-it u konfirmua në shkurt pasi aktorja 28 vjeçe, u pa teksa vraponte, e veshur me një këmishë të bardhë me mëngë të gjata që ekspozonte pjesën e poshtme të barkut.
Së fundmi, Goth dhe LaBeouf, u fotografuan duke ecur krah për krah ndërsa ishin në një shëtitje me diell në një park në Pasadena, duke kaluar pak kohë së bashku.

Goth dhe LaBeouf u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të dramës NC-17 të Lars von Trier Nymphomaniac: Vol. II. Ajo më vonë u shfaq në një video muzikore të LaBeouf të drejtuar në vitin 2014. Çifti u martua në një ceremoni në Las Vegas në vitin 2016, dhe gjatë një paraqitje në The Ellen DeGeneres Show, alumi i Transformers foli se si është të jesh një burrë i martuar./L.K
/Zoom.al
Zjarret në Francë jashtë kontrollit, mbi 220 mijë të evakuuar