Aplikacion
Një arsenal i madh armësh zjarri, lëndësh plasëse dhe municionesh, janë gjetur të fshehura brenda një banese në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Operacioni u krye në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur më 12 nëntor 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit Ylli Zalla u gjetën dhe sekuestruan:
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, Ylli Zalla dhe po punon për kapjen e tij. Në vijim po hetohet për të zbardhur nëse 48-vjeçari ka lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në zonën e Rinasit.
Sipas informacioneve, ka dyshime se Toyota që u përdor nga autorët e atentatit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri, ka dalë nga banesa e Ylli Zallës./ Zoom.al