Aplikacion
Detaje të reja dalin nga atentati i fundit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Sipas gazetares Anila Hoxha, Dani kishte udhëtuar drejt Barcelonës për të përgatitur dasmën e tij, pasi së fundmi ishte fejuar me një arkitekte dhe po planifikonte të fillonte një kapitull të ri në jetën e tij.
Gazetarja thekson se, pavarësisht të kaluarës së Danit dhe disa precedentëve që kishte, ai nuk kishte masa të shtuar sigurie, gjë që e bëri të ndjeshëm ndaj sulmeve të mundshme.
Grupi hetues po mbledh informacion për udhëtimin e tij dhe mënyrën se si ai organizonte jetën private, duke vënë theksin tek fakti që arsyeja kryesore e udhëtimit në Spanjë ishte përgatitja për dasmën.
“Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij. Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re”, tha Anila Hoxha./ Zoom.al