zoom

Të gjitha

5 vite martesë në 50 vjetorin e bashkëshortit/ Fiori Dardha kujton dasmën

Një ndër moderatoret më të çiltra me fansat e saj është padyshim Fiori Dardha. Moderatorja ka bërë celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani. Ata organizuan një ceremoni martesore madhështore disa vite më parë, por nuk ishin ende të martuar ligjërisht.

Fiori ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë me familjarët e tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi ai festoi edhe 50-vjetorin e lindjes. “Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht…

5 vite pas dasmës, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare. Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!“, ka shkruar Fiori./L.K

/Zoom.al