zoom

Të gjitha

“Shihja në monitor si ndryshonin rrahjet e zemrës së mamit”! Fiori Dardha rrëqeth me foton e papublikuar

Fiori Dardha humbi para disa kohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Moderatorja e njohur kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të.

Së fundmi, nëpërmjet një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” ajo ka treguar se fotoja nga momenti më i vështirë në jetën e saj ishte kur ndodhej në spital me të ëmën e ndjerë.


“Këtë foto e ka shkrepur motra ime, në përpjekje për të më qetësuar disi duke tentuar të bëjë ndonjë batutë. ‘Bëhesh shumë e shëmtuar kur qan, ndaj fshiji lotët’-më thoshte, teksa unë me ankth shihja në monitor se si ndryshonin rrahjet e zemrës dhe saturimi i mamit. Nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun më të shtrenjtë të shuhet”, ka shkruar moderatorja krahas fotos së dhimbshme ku shihet me sytë me lot dhe dhimbja i lexohet në fytyrë.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes nga jeta të nënës e dha vetë Fiori më herët me një postim prekës në rrjete sociale.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, shkroi Fiori.