zoom

Të gjitha

Elgit Doda dhe vëllezërit Veshaj së shpejti me një projekt të ri

Elgit Doda së fundmi ka publikuar disa projekte muzikore në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj, të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ata krijuan krijoi hitin “Piloti” së bashku me Romeon, dedikuar Monika Lubonjës, që e kishte kërkuar aq shumë kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ndërkohë Donaldi vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”.

Por mesa duket ata kanë vendosur që të mos e lënë me kaq. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Elgit Doda ka zbuluar se së shpejti ai dhe vëllezërit Veshaj do të vijnë me një projekt të ri muzikor.

“O ca po vjen” ka shkruar ai përkrah një fotografie nga studioja muzikore, teksa ka etiketuar Donaldin dhe Romeon. Ende nuk dihen detaje për projektin./L.K

/Zoom.al