zoom

Të gjitha

‘U bë i famshëm nga BBV’: Elgit Doda u përgjigjet komenteve

Trilogjia e këngëve “TL” (Toxic Love), “Ku je” dhe “FL” (Fatal Love) padyshim që u bë trend ndikuar nga popullariteti i “Big Brother VIP” dhe fakti që Donald Veshaj, një ndër emrat më të komentuar të programit, ishte tekstshkrues në “TL” dhe ia kishte dedikuar këngën historisë së tij me Bora Zemanin. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Elgit Doda u bë i njohur nga BBV ose që këngët nuk do të kishin sukses nëse nuk do të ekzistonte reality show.

Në një postim në Instagram, ishte Klea Huta ajo që iu përgjigj fillimisht komenteve që thonë se këngëtari u bë i famshëm nga “Big Brother VIP”. “Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo më të ulen para tv me telekomandë në dorë apo para ekranit të celularit duke shpërfillur ‘hë më mori dhe ky famë nga BBV’. Askush nuk është rastësisht aty ku është,” shkroi Klea ndër të tjera.

‘U bë i famshëm nga BBV’: Elgit Doda u përgjigjet

Elgiti postoi disa screetshots të klikimeve të tij në YouTube. “Për të gjithë skeptikët. Llogaritë bëjini vetë,” shkruan ai.

‘U bë i famshëm nga BBV’: Elgit Doda u përgjigjet
‘U bë i famshëm nga BBV’: Elgit Doda u përgjigjet

“Të mos vazhdoj me produksionet që kam bërë se do ju humbë numërimi i milionave,” përfundon ai duke ironizuar.

‘U bë i famshëm nga BBV’: Elgit Doda u përgjigjet