zoom

Të gjitha

Semi tregon hapur se çfarë mendon për Donaldin si finalist: Nuk jam dakord…

Mbrëmë në “Fan Club”, disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre, përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.

Në mesin e tyre foli Elgiti, miku i aktorit, Egzona dhe gjithashtu Semi.

Elgiti dhe Egzona u shprehën se Donaldi e meriton fitoren, pasi i ka dhënë shumë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa Semi tha që më përpara ka luftuar për Donaldin që të fitojë, por tani do të ishte e lumtur me këdo që do të fitonte.

Semi gjithashtu u shpreh se aktori ka bërë gjëra që ajo nuk i ka pëlqyer dhe i ka përjetuar emocionalisht, por sipas saj, ka ditur si ta ndajë Donaldin si lojtar.

Semi: Nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet. E kam përjetuar emocionalisht, pa dyshim. Por kam ditur të ndaj shpeshherë, mos të them gjithë kohës Donaldin si lojtar. Padyshim që e kam vlerësuar Donaldin si lojtar. Për mendimin tim lidhet pak ngushtë një fitues me gjëra që mund të ketë bërë që nuk më kanë pëlqyer. Siç edhe themi për konkurrentët që kanë dalë nga “Big Brother”-i. Kam luftuar për të që ta fitojë. Në këtë moment, kushdo që ta fitoj do isha e lumtur dhe nuk mund të mërzitesha gjithashtu.

Elgiti: E shikoj vetëm fitues atë djalë, pasi ai ka qenë kryefjala e “BBV”.

Egzona: Mendoj që duhet ta fitojë Donaldi, pasi ka dhënë gjithçka, qoftë në aspektin personal, qoftë në aspektin shoqëror. Ka treguar shumë mirë se si një i ri i moshës së tij mund të përballojë gjithçka. Unë e kam përkrah edhe brenda Donaldin. E ka treguar veten në shumë dimensione. I ka prishur pak punë që ka qenë më shumë i përfshirë seç duhet emocionalisht në situata brenda shtëpisë.