zoom

Të gjitha

U akuzua se pikturoi Adem Jasharin për vota, Getinjo për Donaldin: Ti nuk fiton vota…

Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe Getinjo ka gjetur rastin të tregojë edhe një herë mbështetjen për Donaldin. Dhe kjo jo rastësisht.

Donaldi ka realizuar pikturën e Adem Jasharit dje, duke qenë se ishte Pavarësia e Kosovës. Disa skeptikë janë shprehur se Donaldi e ka bërë të gjithën këtë për vota.

Teksa ka shpërndarë në Insta Story pikturën që aktori realizoi, Getinjo shkruan se Donaldi meriton të fitojë sepse “është Donaldi”.

“Respekte vëlla. Njerëzit mund të mendojnë se e ke bërë këtë për të fituar vota, por gabojnë sepse unë e di që ti e ke bërë këtë sepse je artist në zemër dhe e ke ndje. Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra. Ti meriton fitoren jo vetëm për këtë gjest, por sepse ti je Donaldi”, shkruan ai.

Vëllezërit Veshaj dhe vëllezërit Aliaj kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjtrin. Donaldi dhe Romeo kanë treguar se ruajnë një miqësi të ngushtë me dy reperët në zë shqiptarë, Mozzik dhe Getinjo. Këta të fundit, kanë qenë dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në rrugëtimin brenda “Big Brother VIP”.

Pak javë më parë, Mozzik ishte i ftuar për të performuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shfaqi hapur mbështetjen për Donaldin. Ai e konsideroi atë “mjaltin” e shtëpisë, teksa aktori e shoqëroi në ambientet e brendshme, veprim për të cilin u penalizua nga “Vëllai i Madh”.