zoom

Aktualitet

Momentet e fundit të Alma Arrazit – Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët, pak para se ajo të ndërmerrte aktin ekstrem.

Pamjet filmike, të sekuestruara nga grupi hetimor, tregojnë Almën pasi është ngritur nga kafja me kunatën e saj, që ecën drejt Urës së Bunës.

Për veprimin e fundit të Alma Arrazit grupi hetimor nuk ka material filmik sepse zona nuk është e mbuluar me kamera.

Gjithçka, sipas prokurorisë, ka ndodhur rreth orës 20.00.

“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.

Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.

Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria.