zoom

Të gjitha

Arrestohet shqiptari në Greqi, po transportonte 138 kg kanabis. Ja si tentoi të arratisej

Arrestohet shqiptari në Greqi, po transportonte 138 kg kanabis. Ja si tentoi të arratisej

Policia greke ka sekuestruar  137 kg dhe 700 gr kanabis sativa, të importuar nga Shqipëria.

Si rrjedhojë kanë rënë në pranga një shqiptar dhe një shtetas grek.

Protothema.gr shkruan se policia e Artës ishte në gatishmëri për kapjen e autorëve, pasi kishte informacion se në zonë do të kalonte një ngarkese e madhe drogë e importuar nga Shqipëria.

Bllokada që u vendos në rrugën Jonike, zbuloi mëngjesin e së enjtes një kamion të dyshimtë tip furgon i mbyllur, i cili po ecte paralelisht me një motoçikletë, e cila drejtohej nga shqiptari.

Drejtuesit e dy mjeteve nuk i janë bindur patrullës së policisë. Megjithatë shqiptari është ndaluar menjëherë nga policia dhe është arrestuar.

Ndërkohë shoferi grek i kamionit ka rritur shpejtësinë e mjetit për t’i shpëtuar policisë. Më pas ai ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë drejt një zone rurale të Artës.

Megjithatë nuk i ka shpëtuar arrestimit, pasi pak orë më vonë është lokalizuar në një zonë të komunës së Amfilochisë në Etoloakarnania dhe është arrestuar. Brenda mjetit dhe te motoçikleta u gjetën pesë thasë me 74 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 137 kilogramë e 700 gramë. Ndërsa në shtëpitë e të arrestuarve u sekuestruan një pako me kanabis të papërpunuar 19 gramë, nëntë celularë, shtatë karta SIM dhe 50 euro.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, transporti i drogës është organizuar nga një grek , të dhënat e të cilit janë verifikuar dhe janë në kërkim.

Dy transportuesit janë dërguar në Prokurorinë Publike të Artës.