zoom

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

Indrit Cërloj, ish-drejtori i Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Durrës, është arrestuar sot, vetëm një ditë pasi u shkarkua nga detyra.

Bëhet me dije se arrestimi lidhet me arratisjen e Altin Ndocit.

Ndërkohë është arrestuar edhe mjekja Ylvete Sema 65 vjeçe, por ndaj saj Gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

Që të mërkurën është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës.

Verifikimet paraprake kanë zbuluar se institucioni nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të të paraburgosurit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftim.

Zoom.al/

Postime të lidhura