zoom

Aktualitet

U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemoragji cerebrale

U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemoragji cerebrale

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit Edmond Llabani, ka pësuar hemoragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT.

Llabani u emërua drejtor i komanduar në IEVP Durrës, pas shkarkimit të Indrit Cërloj.

Ky i fundit u shkarkua nga detyra dhe më pas u arrestua pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.

Altin Ndoci, 38 vjeç, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar si vrasës me pagesë, arratiset në mes të ditës, pa pranga, pa pengesa dhe me dyer të hapura. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Altin Ndoci u shfaq duke mbërritur në Spitalin Infektiv të Durrësit me ambulancë. Me 5 punonjës të Policisë së Burgjeve, por vetëm 2 e shoqëruan brenda. Pa pranga, pa asnjë masë shtesë sigurie.

Postime të lidhura