zoom

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Burgu i Durrësit do të drejtohet nga Edmond Llabani. Ai është komanduar përkohësisht në këtë pozicion, pas shkarkimit të Indrit Cërloj.

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë mori masa të menjëhershme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, duke shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut dhe të gjithë zinxhirin drejtues.

Vendimi për shkarkime ka përfshirë edhe drejtues dhe punonjës të tjerë të burgut, të konsideruar pjesë e zinxhirit komandues përgjegjës për ngjarjen. Mes tyre janë shefi i Policisë së Burgut, drejtues të shërbimit shëndetësor, si dhe disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Autoritetet kanë bërë me dije se këto masa janë marrë në kuadër të forcimit të kontrollit dhe garantimit të sigurisë në institucionet penitenciare, pas një prej arratisjeve më të bujshme të kohëve të fundit.

Ndërkohë, hetimet për rrethanat dhe përgjegjësitë konkrete që çuan në largimin e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit vijojnë./ Zoom.al

Postime të lidhura