zoom

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, dyshime për bashkëpunëtorë brenda burgut

Arratisja e Altin Ndocit, dyshime për bashkëpunëtorë brenda burgut

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dyshime të forta se arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit nuk ka qenë një veprim i rastësishëm, por një operacion i mirëorganizuar, me mbështetje si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda sistemit.

Lala u shpreh në “News 24” se rasti duhet të hetohet në mënyrë të thelluar, duke nisur që nga vendimmarrja për mbajtjen e një të paraburgosuri me rrezikshmëri të lartë në një burg me regjim sigurie të zakonshme, e deri te shkelja e procedurave gjatë shoqërimit dhe trajtimit të tij në spital.

Sipas saj, mënyra se si Ndoci arriti të largohej nga ambientet spitalore dhe të largohej me një automjet luksoz tregon për një mbështetje të jashtme të mirëkoordinuar. Megjithatë, Lala theksoi se nuk përjashtohet mundësia që brenda burgut dhe strukturave përkatëse të kenë vepruar informatorë apo bashkëpunëtorë.

“Ka qenë e qartë që nga jashtë ka pasur ndihmë për t’u larguar me një mjet luksoz nga spitali. Por bindja ime është se ka pasur edhe bashkëpunim nga brenda burgut dhe nga vetë sistemi, dhe kjo duhet të hetohet pa përjashtim”, u shpreh ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura