Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar gatishmëri për të ndalur përkohësisht operacionet ushtarake ndaj Iran, si pjesë e një përpjekjeje për të hapur rrugën drejt një marrëveshjeje më të gjerë paqeje në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, është arritur një dakordësi paraprake për një armëpushim dyjavor, me ndërmjetësimin e Pakistan, ndërsa në tavolinë ndodhet tashmë një dokument me 10 pika i paraqitur nga pala iraniane.
Trump theksoi se propozimi në fjalë mund të shërbejë si bazë për vijimin e dialogut, ndonëse disa prej kërkesave janë refuzuar më herët nga Uashingtoni.
Ndër kushtet kryesore të bëra publike nga mediat iraniane përfshihen heqja e plotë e sanksioneve, tërheqja e pranisë ushtarake amerikane nga rajoni, ndalimi i sulmeve ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, si dhe zhbllokimi i aseteve financiare të ngrira. Po ashtu kërkohet një garanci ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjes përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si edhe njohja e të drejtës së Teheranit për pasurimin e uraniumit.
Një version më i detajuar i planit, i raportuar nga “Times of India”, zgjeron kërkesat duke përfshirë:
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se faza e ardhshme e negociatave pritet të zhvillohet në Islamabad, brenda një afati prej 15 ditësh, ku synohet finalizimi i marrëveshjes.
Marrëveshja paraprake për armëpushim u arrit pak para skadimit të afatit të vendosur nga Trump, i cili kishte paralajmëruar pasoja të rënda në rast dështimi të negociatave.