zoom

Bota

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, bllokohet sërish kalimi i anijeve

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, bllokohet sërish kalimi i anijeve

Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar, pavarësisht përpjekjeve për armëpushim mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ndërkohë që në letër është arritur një marrëveshje për ndalimin e përkohshëm të luftimeve, zhvillimet në terren tregojnë se stabiliteti mbetet i brishtë.

Një nga pikat më kritike, Ngushtica e Hormuzit, po përballet me ndërprerje të pjesshme të trafikut detar. Anijet cisternë që transportojnë naftë kanë kufizuar lëvizjen, duke krijuar pasiguri në tregjet globale të energjisë. Edhe pse disa mjete lundruese kanë arritur të kalojnë, situata mbetet e paqartë dhe e ndjeshme ndaj çdo zhvillimi të ri.

Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i konfliktit po vazhdon në Liban, ku Izraelit ka intensifikuar sulmet ajrore. Raportimet flasin për një valë bombardimesh të shpejta dhe të fuqishme, që kanë goditur disa zona brenda një kohe shumë të shkurtër, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se situata në Liban nuk është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke e konsideruar këtë si një zhvillim të ndarë nga procesi i negociatave.

Presidenti Donald Trump ka vendosur të zgjasë me dy javë afatin për arritjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme, duke theksuar se kushti kryesor për vazhdimin e armëpushimit është garantimi i kalimit të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana e tij, Irani ka dhënë sinjale të përziera. Ndërsa ka pranuar në parim propozimin për armëpushim, autoritetet iraniane e kanë cilësuar atë si një lëvizje të detyruar dhe jo të favorshme./ Zoom.al

Postime të lidhura