zoom

Bota

Tregjet “marrin frymë”, rifillon lundrimi në Ngushticën e Hormuzit

Tregjet “marrin frymë”, rifillon lundrimi në Ngushticën e Hormuzit

Pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, situata në rajon duket se ka nisur të stabilizohet, të paktën për momentin.

Një nga zhvillimet më të dukshme është rifillimi i lëvizjes së anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyçe për transportin global të energjisë.

Ky armëpushim dyjavor, i ndërmjetësuar nga Pakistanit, ka sjellë ndalimin e përkohshëm të sulmeve ajrore, duke krijuar hapësirë për negociata mes palëve. Lajmi është mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar dhe tregjet globale, të cilat shpresojnë për një zgjidhje më të qëndrueshme diplomatike.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Donald Trump ka udhëzuar ekipin negociator që të punojë me seriozitet për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas tij, progresi do të varet kryesisht nga gatishmëria e Iranit për të negociuar në mirëbesim.

Ndërkohë, raportohet se disa anije kanë kaluar tashmë nëpër këtë rrugë strategjike, përmes së cilës transportohet një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit në botë. Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kalimi do të jetë i mundur gjatë periudhës së armëpushimit, nëse respektohen kushtet e sigurisë.

Postime të lidhura