Aplikacion
Mes ankthit dhe tensionit po afron ora e paralajmëruar nga Trump, ku pritet “shkatërrimi” i Iranit.
Ultimatumi i tij i dhënë ditën e djeshme ka tronditur fortë themelet e mbarë botës, ku pyetja që shtrohet është: A do ta sulmojë SHBA-ja Iranin?
Irani synon të godasë Aramcon-nkompani që kontrollon rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë dhe objektiva të tjera të rëndësishme.
Nëse Trump përmbush ato që ka thënë çmimi i naftës mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi.
Aramco është kompania më e madhe e naftës dhe gazit në botë dhe një nga korporatat më fitimprurëse globalisht. Aramco kontrollon disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, prodhon mbi 10 milion fuçi naftë në ditë dhe ka një rol vendimtar në ekonominë e Arabisë Saudite, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare.
Goditja e një pikë të tillë strategjike do të sillte pasoja të rënda globale do të ndiheshin, pasi kompania është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe burimi kryesor i të ardhurave për Arabinë Saudite. Një ndërprerje e aktivitetit të saj do të shkaktonte rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës, mungesa furnizimi në tregjet ndërkombëtare, presion mbi ekonominë saudite dhe tronditje në bursat botërore.
Përveç aspektit ekonomik, një krizë e tillë do të kishte edhe pasoja gjeopolitike, duke rritur tensionet ndërkombëtare dhe duke nxitur vendet importuese të kërkojnë alternativa energjetike. Në thelb, një goditje ndaj Aramco-s do të ishte një tronditje e madhe për ekonominë botërore.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka publikuar deklarata të forta nga një burim ushtarak, ku paralajmërohet se nëse presidenti amerikan Donald Trump ndërmerr veprime kundër Iranit, vendi është i përgatitur për kundërpërgjigje të ashpra.
Në një postim në Telegram, burimi theksoi se “kërcënimet e Trump janë më shumë shenjë dëshpërimi dhe dobësie sesa forcë”, duke shtuar se Irani ka përgatitur “surpriza” për çdo veprim të mundshëm. Mes objektivave të përmendura janë objektet e naftës Aramco, impiantet e Yanbu dhe tubacioni strategjik i Fujairah.
Sipas deklaratës, në rast të një “krimi” nga Trump, Irani nuk do të hezitojë të imponojë kosto të rënda për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Nëse Trump dëshiron të bjerë nga një vrimë në tjetrën me çmendurinë e tij, ne kemi përgatitur një vrimë të zezë për të nga e cila do të jetë e pamundur të dalë”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar një burim ushtarak.