zoom

Bota

Irani refuzon armëpushimin, Trump: Nuk tërhiqemi pa e përfunduar luftën

Irani refuzon armëpushimin, Trump: Nuk tërhiqemi pa e përfunduar luftën

Irani i ka përcjellë përgjigjen e tij ndaj propozimit të Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës përmes Pakistanit, duke refuzuar një armëpushim të përkohshëm dhe duke theksuar nevojën për një fund të përhershëm të konfliktit, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA të hënën.

Sipas raportimit, përgjigjja e Iranit përbëhet nga dhjetë pika kryesore. Këto përfshijnë ndalimin e plotë të konflikteve në rajon, krijimin e një protokolli për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të naftës, heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit dhe nisjen e një procesi rindërtimi për zonat e prekura nga lufta.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka “shumë alternativa” ndërsa konflikti vijon, duke theksuar se SHBA mund të tërhiqet në çdo moment, por synon ta çojë operacionin deri në fund.

“Ne mund të largohemi tani dhe atyre do t’u duhen 15 vite për të rindërtuar atë që kishin. Mund të largohemi, por dua ta përfundojmë”, u shpreh Trump, duke përsëritur gjithashtu se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA kishte dërguar armë gjatë protestave në Iran për të ndihmuar protestuesit, por sipas tij, ato përfunduan në duart e “një grupi njerëzish”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, Irani i ka përcjellë përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës përmes Pakistanit, duke refuzuar një armëpushim të përkohshëm dhe duke kërkuar një zgjidhje të plotë dhe afatgjatë të konfliktit.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, përgjigjja e Teheranit përbëhet nga dhjetë pika kryesore, ku përfshihen ndalimi i plotë i luftimeve në rajon, garantimi i kalimit të sigurt në Ngushtica e Hormuzit, heqja e sanksioneve ekonomike dhe nisja e rindërtimit të zonave të prekura nga lufta. 

Postime të lidhura