zoom

Bota

Trump optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin: Ka rënë dakord të dorëzojë uraniumin e pasuruar

Trump optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin: Ka rënë dakord të dorëzojë uraniumin e pasuruar

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se bisedimet mund të rifillojnë që këtë fundjavë.

Sipas Trump, Irani ka rënë dakord të dorëzojë uraniumin e pasuruar, një nga pikat kyçe të ngërçit në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Bisedimet e reja, tha ai, mund të rifillojnë që këtë fundjavë, me Uashingtonin dhe Teheranin “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje.

Duke folur në një aktivitet në Las Vegas, duke u përqendruar në ekonominë amerikane, presidenti amerikan dha një nga vlerësimet e tij më optimiste për luftën që nga fillimi i saj. Trump tha se ajo duhet të përfundojë së shpejti.

Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se Irani kishte rënë dakord të mos pajisej me armë bërthamore dhe do të dorëzonte atë që ai e quajti “pluhur bërthamor”, uranium i pasuruar që besohet se është varrosur nën tokë pas sulmeve ajrore SHBA-Izrael vitin e kaluar. Irani nuk ka komentuar mbi pretendimin e presidentit.

Me sa duket i bindur se një raund i ri bisedimesh ballë për ballë është i afërt, Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse një zgjatje e armëpushimit me Iranin, i cili do të skadojë pas pesë ditësh, ishte e nevojshme.

Postime të lidhura