Aplikacion
Çmimet e naftës u rritën përsëri sot, pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri paralajmërime kundër Iranit, përpara afatit të tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Nafta bruto amerikane u rrit me rreth 2% në 114.81 dollarë për fuçi. Nafta bruto ‘Brent’ për dorëzimin e qershorit u tregtua pak më lart në 110.50 dollarë për fuçi.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, tha Trump në një postim në mediat sociale. “Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.”
“Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta diçka revolucionare e mrekullueshme mund të ndodhë”, tha presidenti. “KUSH E DI?”
Të hënën, Trump përsëriti kërcënimin e tij se Shtetet e Bashkuara do të shkatërronin termocentralet dhe urat e Iranit nëse Teherani nuk do të rihapte Ngushticën e Hormuzit deri në orën 3 të mëngjesit të mërkurën, ndërsa gjithashtu sugjeroi se udhëheqja iraniane ishte serioze në lidhje me negociatat.
Mbyllja e rrugës së ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit ka shkaktuar një tronditje të furnizimit, duke bërë që çmimet e naftës bruto, karburantit për avionë, naftës dhe benzinës të rriten ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari