zoom

Aktualitet

Shtrenjtohet transporti Korçë–Tiranë, bileta shkon në 800 lekë

Shtrenjtohet transporti Korçë–Tiranë, bileta shkon në 800 lekë

Rritja e vazhdueshme e çmimit të karburanteve është reflektuar në transportin ndërqytetas në Korçë, ku është shënuar një tjetër shtrenjtim i biletave për linjën drejt Tiranë.

Sipas të dhënave, çmimi i një bilete ka kaluar nga 700 lekë të reja në 800 lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët tashmë duhet të paguajnë 1600 lekë.

Udhëtarët shprehen se kjo rritje po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar, duke theksuar se përveç transportit, janë përballur edhe me shtrenjtimin e produkteve bazë dhe shërbimeve të tjera. Sipas tyre, situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për punë apo arsye të tjera jetike.

Nga ana tjetër, operatorët e transportit e justifikojnë këtë vendim me rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se shpenzimet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e mjeteve janë rritur ndjeshëm./ Zoom.al

Postime të lidhura