zoom

Aktualitet

Rritja e çmimeve, Teliti: Strategji për të favorizuar importet e miqve të pushtetit

Rritja e çmimeve, Teliti: Strategji për të favorizuar importet e miqve të pushtetit

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti ka komentuar rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se rritja e ndjeshme e çmimeve në ditët e fundit nuk është pasojë e rastësishme, por një strategji e mirëfilltë ekonomike nga ana e qeverisë.

Sipas Telitit, shtrenjtimi i produkteve bazë vjen si rezultat i politikave që kanë goditur drejtpërdrejt prodhimin vendas, duke nxjerrë fermerët shqiptarë jashtë loje. Ai thekson se skemat e diferencuara të TVSH-së dhe mungesa e subvencioneve kanë lënë Shqipërinë në fund të rajonit për mbështetjen ndaj bujqësisë.

Kjo situatë, shprehet ai, i shërben favorizimit të importeve dhe interesave të grupeve të lidhura me pushtetin, ndërsa sektori bujqësor, ndodhet në recesion prej katër vitesh./ Zoom.al

Postime të lidhura