zoom

Bota

SHBA-të kërcënojnë Iranin: Kemi mjete që s’i kemi përdorur ende

SHBA-të kërcënojnë Iranin: Kemi mjete që s’i kemi përdorur ende

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, ka deklaruar se Uashingtoni disponon mjete të fuqishme që nuk janë aktivizuar ende në raport me Iranin.

Gjatë një vizite në Hungari, ai theksoi se SHBA-të kanë arritur pjesërisht objektivat e tyre ushtarake, por situata mbetet e hapur dhe varet nga reagimi i Teheranit.

Vance shtoi se ekziston ende mundësia për një marrëveshje ose ulje të tensioneve, nëse Irani përgjigjet pozitivisht ndaj propozimeve ndërkombëtare për armëpushim përpara afatit të vendosur.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në rast përshkallëzimi, Shtetet e Bashkuara kanë kapacitete për të shkaktuar dëme shumë më të mëdha sesa ato që janë parë deri tani, duke e bërë të qartë se presioni mbi Iranin do të vazhdojë.

“Nuk mendoj se lajmet nga Ishulli Kharg sinjalizojnë një ndryshim strategjie ose ndonjë ndryshim në qëndrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Trump është një njeri që e njeh fuqinë e presionit; nëse iranianët duan të shkaktojnë pak dhimbje, Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të shkaktojnë shumë, shumë më tepër dhimbje. Topi tani është në fushën e Iranit. Ata duhet të dinë se ne kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t’i përdorim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të vendosë t’i përdorë ato dhe do të vendosë t’i përdorë nëse iranianët nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre”, tha Vance./ Zoom.al

Postime të lidhura