zoom

Bota

J. D. Vance kërcënoi Iranin me mjete të papërdorura ende/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk bëhet fjalë për armë bërthamore

J. D. Vance kërcënoi Iranin me mjete të papërdorura ende/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk bëhet fjalë për armë bërthamore

Pas komenteve të bëra nga zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance gjatë një vizite në Hungari, Shtëpia e Bardhë ka ndërhyrë për të sqaruar interpretimet që kanë qarkulluar në media, duke mohuar kategorikisht çdo lajm se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit.

Deklaratat e Vance u interpretuan fillimisht si një sinjal i mundshëm për përshkallëzim ekstrem të tensioneve me Teheranin, pas paralajmërimeve të tij se SHBA “kanë mjete që ende nuk janë përdorur” dhe se Presidenti amerikan mund të marrë vendime të forta nëse Irani nuk ndryshon qëndrim.

Ai gjithashtu deklaroi se SHBA presin një përgjigje nga Irani brenda një afati të përcaktuar, duke shtuar se “presioni është një instrument i njohur i politikës amerikane” dhe se çdo hap i ardhshëm do të varet nga reagimi i Teheranit.

Pas këtyre deklaratave, reagimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë ishte i shpejtë. Administrata amerikane theksoi se interpretimet për përdorim të armëve bërthamore janë të pasakta dhe të nxituara.

Sipas tyre, deklaratat e zëvendëspresidentit i referohen instrumenteve politike dhe diplomatike të presionit, jo armëve të shkatërrimit në masë.

Zyrtarët amerikanë shtuan gjithashtu se qëllimi i Uashingtonit mbetet gjetja e një zgjidhjeje diplomatike, ndërsa paralajmërimet publike duhet të kuptohen në kontekstin e negociatave dhe presionit politik ndaj Teheranit./ Zoom.al

Postime të lidhura