zoom

Blog

Anglishtja që në klasën e parë, Fuga: Diçka dua të them!

Nga Artan Fuga

U vu anglishtja në klasën e parë!

E pooo mirë! Diçka dua të them!

Prej vitesh studentët që vijnë nga arsimi parauniversitar në bangat e universiteteve në masën 90 përqind të tyre nuk dinë mjaftueshëm asnjë gjuhë të huaj. As gjermanisht, as frëngjisht, as spanjisht, as italisht, as anglisht!

Kjo është drama e madhe e tyre ndërkohë aspak për faj të tyre. Ata janë të zgjuar dhe të motivuar.

E them edhe njëherë dhe jam gati ta provoj para çdo instance: Maturantët që vijnë në universitete nuk dinë gjuhë të huaja!

Nëse me po këtë nivel janë edhe në gjuhë shqipe, biologji, matematikë, fizikë, etj., (do flas njëherë tjetër) ne jemi të mbaruar si komb!

Ka nevojë për një reformë të vërtetë në mësimin e gjuhëve të huaja në shkollë. Kot ta shkruaj se cila është sepse nuk dëgjon njeri!

Kështu është kur gjeopolitika drejton linguistikën!
Kur politika mban në zgjedhë pedagogjinë!

Të gjitha çfarë thuhen për cilësinë e tërci e vërci janë dokrra dhe përralla! Shpëtoni rininë shqiptare!: