zoom

Blog

Lufta kundër korrupsionit! Lufta e leshit!

Artan Fuga: 
Ja u dënua edhe shefi i kadastrës të Beratit, sikurse e akuzuan se merrte para për rregjistrim pronash… Nuk është puna ime, as nuk di gjë!
Lufta kundër korrupsionit! Lufta e leshit!
Ytttttt!
Por ja edhe u dënua! E cfarë fituam ne që kemi 30 vjet që nuk prekim asgjë nga pronat e të parëve tanë që ligji gjoja na jep?
Ky njeriu që merrte bakshishe na paska penguar 30 vjet? E cfarë fituam ne? Mos duhet të kënaqemi ne me sadizëm që një njeri ikën në qeli? A na sjell pronat tona? Pronat e të gjithëve që ka dekada që i marrin të tjerët?
Mos duhet të gëzohemi nga sihariqi që partia zbuloi një grup të ri armiqësor!
Mirë ai u fut në qeli, por a ka bërë zoti Artan Lame për të cilin kam respekt si intelektual, një reflektim: këta që na grabisin pronat, çfarë dëmesh kanë sjellë në shoqëri?
Mirë ky, po ata të tjerët para këtij që partia dorovit me poste dhe ofiqe që as dorën nuk lëvizin për të çuar hakun te i zoti? A nuk duhen kapur për bythe e çuar në hetim?
Cilët janë individët që kanë dëmtuar?
Mos u la me ne si te filmi Lulëkuqe mbi Mure ku ja, kujdestari mizor u dënua!!!
Ka agjencia që ai drejton reflektim, llogari, se çfarë humbjesh na ka sjellë administrata e shtetit në 30 vjet? Do ai ta bëj unë llogarinë në miliona euro?
Dhe flasim pastaj për shtet të drejtë?
Doni të ankohem në e-albania? Doni denoncime nga qytetarët?
Ja!
Dëme gjigande në miliona euro për qindra mijë qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre.
Apo futi një video në kohë fushate me ca gjyhnaqarë duke iu shpërndarë ndonjë fletë tapie dhe kaq!
Po ata që emërojnë këta që na kanë vjedhur grabitur pronat? Kush emëron? Pronat jo thjesht të këtij apo atij, por të një pjese të madhe të shoqërisë?
I drejtohem zotit Artan Lame! Merre si denoncimin qytetar!
Pa ta shohim sa funksionon marrja në konsideratë e ankesave qytetare sikurse deklaroi zoti kryeministër ? Kalvar i gjallë tre dekadash!
Njoh njerëz që vuajnë për bukën e gojës pavarësisht që kanë prona të trashëguara që i përdorin të tjerët duke ndarë fitimet me zyrtarë të korruptuar!
Ta shohim çfarë përgjigje do të marr që të rrëfej një histori të tmerrshme vjedhjeje, grabitje, blllokim pronash! Sikurse për të gjithë!
Doni të nxjerr shkresa dhe dokumente shpërthyese?