zoom

Blog

“Vrasja e babait”/ Artan Fuga: Sa keq që nuk e njohin Frojdin! Politikanë shqiptarë që…

Nga Artan Fuga

Politikanë shqiptarë që kanë hedhur nga froni shefat e tyre në partitë politike, duke dashur ta paraqesin nën një këndvështrim frojdist egon e tyre, e kanë quajtur “vrasje të babait”.

Sa keq që nuk e njohin Frojdin!

Se po ta kishin lexuar qoftë një rresht do të kuptonin se duke deklaruar këtë kanë vrarë jo babain, por bëjnë “vetëvrasje simbolike”.

Sipas Frojdit, kur dikush kujtohet për “babën” që ka vrarë, e bën atëherë kur ai vetë është “bërë” babë që përgatitet ta “vrasin” fëmijët! Ndjen rrezikun. Dhe në ndihme sjell pendesën për babain që ka “masakruar” në rini.

Janë shenja senile të një pushteti të pleqëruar, më fal, të plakur!

Kush kujtohet për “babanë” që ka “vrarë”, në fakt e përdor nostalgjinë sepse është bërë gati të “vrasë” fëmijët që po i ngrenë krye.

E sigurt!

Brejtja për “krimin” kundër “babait” nuk është për psikanalizën veçse justifikim i shtypje të kryengritjes të fëmijëve që kanë ngritur krye!