Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për transaksionet financiare të studiove të huaja të arkitekturës që kanë marrë pjesë në projektet e zhvillimit urban.
I pyetur nga një qytetare “‘Albanian Files’” tregon jo vetëm delirin e madhështisë së Edi Ramës, por edhe rolin e arkitektëve dhe studiove të huaja në projektet e tij. A mendoni se, përmes këtyre projekteve dhe kontratave, Rama ka tentuar të blejë ndikim, mbështetje dhe lidhje ndërkombëtare”, Berisha u shpreh se ky ka qenë një nga qëllimet kryesore të këtyre projekteve.
Sipas tij, në çdo projekt ka pasur përfitime financiare për kryeministrin, ndërsa përmes bashkëpunimit me këto studio është ndërtuar edhe ndikim politik në arenën ndërkombëtare.
Berisha tha se Partia Demokratike respekton arkitektët dhe studiot profesionale, por theksoi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për mënyrën se si janë kryer transaksionet financiare të këtyre projekteve.
Ai pretendoi se vlera e këtyre transaksioneve arrin në 1.5 deri në 2 miliardë euro dhe kërkoi që të hetohet mënyra e pagesave, duke ngritur pikëpyetje mbi bankat dhe kanalet financiare të përdorura.
Sali Berisha: Fund e krye vetëm ajo. Është një nga qëllimet e atyre projekteve. Natyrisht, duhet ta kemi të qartë se në çdo projekt Edi Rama ka përqindjen e tij shumë të lartë. Në çdo projekt.
Por, krahas kësaj, siç e shihni, ai përmes atyre studiove ka blerë influencë kolosale politike.
Ne kemi respekt për çdo arkitekt, urbanist dhe studio, por në këtë rast do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e këtyre studiove me projektet e “Albanian Files”.
Ato transaksione arrijnë në 1.5 deri në 2 miliardë euro. Si janë paguar? Me cilat banka, me cilat kanale financiare?