zoom

Lajme

Rama: Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk kemi pranuar

Rama: Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk kemi pranuar

Kryeministri Edi Rama vazhdon replikat me kritikuesit dhe protestuesit.

Edhe sot, 5 korrik, kreu u qeverisë ka replikuar në rrjetet sociale me një nga kritikuesit e qeverisë.

“Përshëndetje, ju ftoj që të shikoni shëmbëlltyrën e gjallë të një agjitatori të algoritmit në sulm”, e hap fjalën e tij kryeministri.

Kritikuesi i qeverisë shprehet: “Porto Parlemo, një nga plazhet më perlë në jug është privatizuar, i ka dalë pronari. Shikoni si do bëhet, kompleks vilash e shqiptarët nuk do kenë akses”.

Përgjigja e kreut të qeverisë është kjo: “Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë. Ka master plane që mund të jenë reale. Ka master plane në librin Albanian Files, që inkuizicioni dështak zemërakëve të kores së zezë të protestës e ka kthyer në akuzë për mua. Por 10 arkitekturë të huaj që janë përfshirë në projekte janë nderuar me Nobelin e arkitekturës. Këtu nderohen me akt-akuzë. Janë master plane të porositura nga subjekte private në troje private, që arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër. Ka master plane që nuk janë pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Kjo është provë që Këshilli nuk është fasadë. Ky agjitator i algoritmit e ka fabrikuar kryekëput këtë shëmti. E ka bërë vetë me Chat Gtp. Janë dezinformatorë publikë, që zbatojnë urdhra të personave të tjerë që i paguajnë”.

Më tej, Rama shton se janë kthyer kërkesa për ndërtime në Porto Palermo.

“Kemi kthyer një sërë kërkesash për ndërtime në atë zonë. Aty është bërë një batërdi me tituj pronësie të dhënë në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qeverisë që të miratojë mbrojtjen e krejt Gjirit të Porto Palermos nga ndërtimi. E kemi shpallur atë Gji Monument të Natyrës”, deklaron kryeministri Rama.

Në fund, nënvizon se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Kulturës po mbyllet projekti i Muzeut të Luftës së Ftohtë tek Tuneli, si dhe rehabilitimit për qëllimke turistike të repartit aty.

Protesta qytetare ndaj qeverisë ka hyrë tashmë në ditën e 35-të, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar se tubimet tashmë janë bërë të dhunshme. Ai shprehet se protesta bëhet për interesa të grupeve të caktura.

Postime të lidhura