zoom

Të gjitha

Dj Khaled merr yllin në Hollywood

Producenti i famshëm i muzikës hip-hop, DJ Khaled, u nderua me yll në Hollywood. “Ti je një pionier. Ti je një ikonë dhe një biznesmen i shkëlqyeshëm. Por, më e rëndësishmja, je një mik i mirë për të gjithë ne, një baba i mrekullueshëm, deklaroi reperi Sean Combs.

Në fjalimin prekës dhe emocional para të pranishmëve, Khaled zgjodhi ta nderojë gruan e tij, Nicole Tuck dhe dy fëmijët Asahd dhe Aalam, raportoi të martën agjencia e lajmeve “AP”.

“Fillimisht dua ta falënderoj Zotin, të cilin e dua dhe e vlerësoj shumë. Po ashtu dua ta falënderoj gruan dhe dy djemtë e mi të bukur, ju dua shumë të treve. Pa juve nuk do të isha këtu ku jam sot, tha Khaled.

Ai shtoi se me këtë yll i është plotësuar ëndrra e kamotshme. Gjatë karrierës së suksesshme muzikore, DJ Khaled  ka publikuar gjashtë albume dhe katër këngë, të cilat kanë kryesuar toplistat muzikore anembanë botës. Po ashtu ai është shpërblyer me disa çmime si dhe është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz “Grammy”./L.K

/Zoom.al