zoom

Aktualitet

Afera 50 mln euro e tunelit të Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë turke

Afera 50 mln euro e tunelit të Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë turke

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit të Llogarasë.

Raportohet se janë sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV”. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është dhënë nga prokurori Dritan Prençi. 

Skandali u denoncua nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën për Çim Peka LIVE.  Ai tha se kjo aferë korruptive kap vlerën e të paktën 50 milionë eurove.

Në intervistën e dhënë në SYRI TV, Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. 

Aktorët kryesorë të kësaj afere janë Edi Rama dhe Belinda Balluku./ Zoom.al

Postime të lidhura