zoom

Aktualitet

Balluku drejt arrestimit? Bardhi: Në burgun e grave në Pogradec, ambientet janë gati

Balluku drejt arrestimit? Bardhi: Në burgun e grave në Pogradec, ambientet janë gati

SPAK ka nisur hetimet për tunelin e Llogorasë, duke sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ dhe “Net Group” sh.p.k.

Këto kompani kanë kryer supervizimin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Pas këtij lajmi, kandidati i PD për deputet, Gazment Bardhi reagoi në rrjetet sociale duke akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se pas aferës fshihet ajo.

Bardhi thotë se ai vetë ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për tunelin e Llogorasë dhe për abuzimin prej 50 milionë eurosh, që sipas tij ka ndodhur.

Për këtë aferë, Bardhi paralajmëron arrestimin e Ballukut, duke deklaruar se vendi te burgu i grave është gati.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milionë euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita-ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati./ Zoom.al

Postime të lidhura